Trupa shtesë të NATO-s arrijnë në Kosovë

Trupat shtesë të NATO-s filluan të mbërrijnë në Kosovë të hënën, pas dhunës së paprovokuar dhe të papranueshme që la 30 trupa paqeruajtëse të KFOR-it të plagosur në përleshjet në veri në javën e kaluar.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se pjesa më e madhe e tyre janë turq.

“Rreth 500 pjesëtarë të shërbimit turk nga brigada e 65-të e mekanizuar e këmbësorisë së Turqisë do të përbëjnë pjesën më të madhe të përforcimeve të NATO-s”.

“Batalioni turk fillimisht do të vendoset në kampin Sultan Murat dhe do të jetë në Kosovë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Një batalion shtesë i forcave rezervë të NATO-s është vënë gjithashtu në gatishmëri më të lartë për t’u vendosur nëse është e nevojshme”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga NATO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *