Urimi emocionues i Bekim Jasharit për ditëlindjen e vajzës së tij Feridës

Në familjen e Bekim Jasharit, djalit të heroit kombëtar Hamëz Jasharit, sot ka padur festë të madhë.

Kështu të paktën kuptohet përmes një fotografie të ndarë në “Facebook” nga ana e Bekim Jasharit i cili bashkangjitur ka shkruar edhe disa fjalë shumë emocionuese, shkruan Drejt.info.

Veç tjerash ai e ka vlerësuar shumë vajzën e tij dhe ka ndarë me ndjekësit emocionet që ka pasur kur për herë të parë u bë baba.

“Më dha epitetin baba, për të përjetuar ndjenjën e të qenurit prind dhe për të kuptuar dashurinë që babushi kishte ndaj meje dhe fëmijëve tjerë.
Vajza jonë Feridja ishte jeta e parë pas rënieve së të gjithë atyre jetërave në luftën heroike të familjes. Ajo erdhi për të dhënë kurajo, forcë e motiv për të vazhduar një jetë re, të ndërtuar mbi gjakun e derdhur për Liri.
Feridja që me krenari mbanë emrin e nënës, erdhi në jetë në muajin e çlirimit të Kosovës, ditëlindjet e saj na lidhin me përfundimin e luftës dhe rikthimin tonë në trollin e babës Shaban.
Sot, bashkë me familjen po festojmë ditëlindjen e artë të saj, në një kalendar të veçantë, 23 vite, data 23 dhe viti 2023.
Viti 23 për Feridën shënon edhe përfundimin e studimeve, andaj urojë që ky numër dhe ky vit të jetë vit i sukseseve, gëzimit dhe lumturisë së pafundme.
Gëzuar ditëlindjen vajza jonë!
Të duam shumë!”, ka shkruar ai në “Facebook”./DREJT.INFO