Edhe dëshmitari i katërt me rradhë, për rastin e ish krerëve të UÇK-së, po vazhdon të dëgjohet në seancë të mbyllur.
I njejti, është duke u përgjigjur pë të dytën ditë pyetjeve të Zyrës së Specializuar të Prokurorit. Nën masa mbrojtëse, dhe në seancë private, dëshmitari i cili mban kodin 4748 e ka dhënë një pjesë të dëshmisë së tij edhe të mërkurën.
Mbi të njejtën situatë kanë qenë dhe dëshmkitarët e tjerë të rastit, ku deklaratat e tyre nuk po dëgjohen nga publiku.
Ndër të tjera, gjatë kësaj kohe, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi dhe Veseli, si dhe ish-deputeti Selimi, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjet e tyre para gjykatës ata janë deklaruar të pafajshëm.
