Vdes në moshën 32-vjeçare fituesja e medaljes së artë olimpike

Atletja amerikane, Tori Bowie, ka vdekur në moshën 32-vjeçare.

Boëie kishte fituar disa tituj botërorë si dhe një medalje të artë në Olimpiadë në 4 herë 100 metra.

Hera e fundit kur ajo kishte garuar ishte Kupa e Botës në Katar më 2019, ndërkaq katër vjetët tjerë i kaloi duke jetuar në Florida.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekkjes së saj, mirëpo një postim në rrjetet sociale nga motra e saj, Tamarra Bowie, flet për shëndetin mendor duke lënë edhe dyshimin se ajo mund të ketë kryer vetëvrasje.

“Njerëzit që pretendojnë se janë të lumtur, i kanë ndër shpirtrat më të pikëlluar dhe njerëzit që nuk tentojnë që ta bindin botën që janë të lumtur, i kanë shpirtrat më të çiltër sepse ata janë të kënaqur me të qenët vetveja dhe për veten e tyre e për askë tjetër”, ka shkruar Bowie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *