Vdes një 22-vjeçar në Gjilan, dyshohet se ra nga dritarja e banesës

Një person ka vdekur në Gjilan, pas i njëjti dyshohet se ka rënë nga dritarja e banesës së tij.

Rastin për Klankosova.tv. e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Vdekje e dyshimt” Ju njoftojm se sot me datë 08.08.2023  rreth orës 15:54 policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se në rr. “Abdulla Presheva” – Gjilan është gjetur një petson i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetsore. Viktima ( M.K.SH 22 vjeqar) dyshohet të ketë rënë nga dritarja e banesës së tij”, u shpreh Hashani.

“I njejti është derguar në Qendrën emergjente në Gjilan me urgjencë i përcjell nga patrulla e Policisë, ku edhe përkundër përpjekjeve të mjekve për ti ofruar ndihmë mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai ka nderruar jetë”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante nga stacioni policor i Gjilanit dhe Hetuesit rajonal të policisë së Kosovës. Rretheanat se si ka ardh deri te ky rast i rëndë janë duke u hetuar nga policia e Kosovës në bashkpunim me prokurorin e shteti . Prokurori ka urdhëruar që trupi i viktimës të dergohet në IML në Prishtinë, dhe rasti është cilsuar “Vdekje e dyshimt””.