Vdes një grua në Emergjencën e Ferizajt

Një grua ka vdekur në Emergjencën e Ferizajt të mërkurën.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se sipas mjekut pati vdekje natyrale.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.