Vdes Rudolph Isley në moshën 84-vjeçare

Ka vdekur Rudolph Isley, këngëtari i njohur si një nga anëtarët themelues të The Isley Brothers.

Këngëtari ikonë ka ndërruar jetë të mërkurën në Illinois, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton TMZ, transmeton Klankosova.tv

Shkaku i vdekjes së Rudolph është aktualisht i paqartë, megjithëse besohet se ai pësoi një sulm në zemër.

Rudolph filloi të këndonte në një moshë të re në kishën e tij lokale dhe krijoi The Isley Brothers me vëllezërit e motrat e tij Ronald, O’Kelly dhe Vernon kur ai ishte vetëm adoleshent.