Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një dokument ku Qeveria e Serbisë propagandon për zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës.
”Kjo është një dëshmi prima facie e përpjekjes së Serbisë për të ndërhyrë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës. Një ndërhyrje e tillë e huaj në zgjedhje synon të prishë të gjithë procesin zgjedhor dhe të frikësojë serbët vendas që të mos ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”, ka shkruar Vela.
Dokumenti i publikuar paraqet një kërkesë të Beogradit për misionet e huaja ku përmendet rezoluta 12/44. Sipas Serbisë serbët e Kosovës po rrezikohen dhe iu nevojitet mbrojtje.
Zgjedhjet në Veri ishin paraparë të mbahen dhjetorin e vitit të kaluar, por ishin shtyrë për shkak të gjendjes së tensionuar në atë pjesë të Kosovës.
