Veshi bluzën me mbishkrimin “ka vetëm dy gjini”, 12-vjeçari përjashtohet nga shkolla

Një nxënës i shkollës së mesme në Masaçuset deklaroi se u përjashtua nga shkolla pasi një ditë kishte veshur një bluzë me mbishkrimin që thoshte se ka vetëm dy gjini.

Liam Morrison rrëfeu përpara Këshillit të Shkollës së Middleborough se babai i tij duhej ta merrte nga shkolla e mesme “John T. Nichols Jr” një muaj më parë, kur ai refuzoi të ndërronte bluzën e tij ku shkruhej “Ka vetëm dy gjini.’

“Ata më thanë se nuk isha në telashe, por unë u ndjeva si të isha. Më thanë se duhej të hiqja bluzën time përpara se të kthehesha në klasë. Kur u thashë se nuk doja ta bëja këtë, ata thirrën babain tim.

“Çfarë thoshte bluza ime?”. Vetëm 4 fjalë të thjeshta: “Ka vetëm dy gjini.” Asgjë e dëmshme. Asgjë kërcënuese”, tregon i mituri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *