Vitia falendëron Kuvendin për miratimin për Projektligjin për çmimet e barnave

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar në lexim të parë Projektligjin për çmimet e barnave.

Për këtë votim, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia i ka falënderuar deputetët të cilët e përkrahën projektligjin.

“Kuvendi sapo miratoi në lexim të parë Projektligjin për çmimet e barnave. Falenderoj pa masë të gjithë deputetët që e përkrahën këtë nismë jetike për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë!”, ka shkruar Vitia në një status në profilin e tij në FB.