Vitia, sot zbulon shtatoren e “Nënës Terezë” dhe obeliskun e ish-presidentes së Zvicrës

Komuna e Vitisë, është duke mbajtur aktivitete të ndryshme për mërgimtarët, që kanë filluar nga data e 29 korrikut të muajit të kaluar dhe do të vazhdojnë deri në gjysmën e gushtit.

Sot, në agjendë janë disa ngjarje, ku me fillim nga ora 9, do të zbulohet shtatorja e “Nënës Terezë” në sheshin “Micheline Calmy – Rey”.

Pas vetëm gjysmë ore do të bëhet zbulimi i obeliskut të ish-presidentes së Konfederatës së Zvicrës Micheline Calmy-Rey.

Ndërsa nga ora 9:50 deri në ora 10, do të bëhet dekorimi i pemës për Mbretëreshën Elizabeth II të Britanisë së Madhe, në Parkun e Qytetit.

Ndryshe, 35 mijë qytetarë të Vitisë jetojnë e veprojnë në Zvicër.

May be an image of text