Vodhi 200 mijë euro në Teqenë e Madhe në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për vjedhjen e 200 mijë eurove në Teqenë e Madhe në Gjakovë.

Sipas policisë rasti ishte raportuar me 22 maj 2023, nga një ankues mashkull i cili ka raportuar se persona të pa njohur kishin depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur në dy kasaforta para të gatshme në vlerë të konsiderueshme, disa çelësa personal, dhe disa stoli të arit.

“Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë pas një hetimi të gjerë dhe intensiv, ku janë shikuar qindra orë video incizime (nga lokacione të ndryshme) dhe janë analizuar shumë prova është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari: Xh.TH., i lindur në vitin 1975, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim të policisë.