Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rastin e ndodhur dje në Lipjan ku dyshohet se babai e ka vrarë djalin e tij, bashkëshorten e më pas veten janë sekuestruar dy revole, 4 gëzhoja e dy fishekë.
Sipas policisë, në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja dhe një revole, që dyshohet se janë përdorur në rast, ndërsa gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur revolja tjetër me dy fishekë.
“Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh.
