Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, është takuar me drejtorin e Agjencisë serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Alexander Vulin.
Siç shkruan mediumi serb, N1, Patrushev e Vulin folën për “zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ruso-serbe”.
Më tej, bëhet e ditur se Vulin ka mbërritur në Moskë për të marrë pjesë në takimin e 11-të ndërkombëtar të përfaqësuesve të lartë të ngarkuar me çështjet e sigurisë.
Kujtojmë se Serbia është një nga shtetet e vetme në Evropë që ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë në lidhje me luftën në Ukrainë.
