Vushtrri, vdes gruaja pasi ra në bunar

Të martën një grua ka vdekur në Vushtrri pasi ka rënë në bunar.

Vdekja e saj është konstatuar nga mjeku dhe është dërguar për obduksion nga Instituti Mjekësor Ligjor.

“Është raportuar se një femër kosovare ka rënë në bunar. Njësia e zjarrfikësve, emergjenca dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes  dhe kanë tërhequr trupin e pa jetë të viktimës”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *