Trajneri i Barcelonës, Xavi ka folur për sulmuesin Robert Lewandowskin, i cili akoma nuk ka gjetur golin në La Liga.
Ai ka thënë se sulmuesi polak shumë shpejt do t’u kthehet golave.
“Jam i qetë, ai është mirë dhe i gatshëm të kontribuojë në aspektin e golave, por ai na sjell gjëra të tjera. Ai nuk është aq efektiv sa herët e tjera, por do të shënojë. Unë jam i lumtur, ai duket i lumtur dhe i kënaqur”, u shpreh Xavi.
Ndryshe, Barcelona nesër do të ballafaqohet me Villarrealin, duke filluar nga ora 17:30.
