Në ditët e fundit është raportuar se Jules Kounde është i pakënaqur me pozitën e mbrojtësit anësor që është duke e luajtur nën drejtimin e Xavit dhe për këtë arsye dëshiron largimin nga Barcelona.
Për këtë çështje ka folur Xavi Hernandez për mediet spanjolle.
“Kam folur me Kounde dhe kam qenë i qartë me të. E di se ka shumë storie, por lojtari u largua i lumtur nga mbledhja, ashtu sikurse unë. Nuk ka probleme. Biseda ka qenë e qartë, nuk ka probleme”, tha Xavi.
