Xhaferi: Prishtina e vjetër do të mbrohet nga ndërtimet

Shefi i investimeve kapitale të kryeqyteit, Krenar Xhaferi, tregon se ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” që do të përfundojë në vitin 2024, do ta ruajë Prishtinën e vjetër duke e kthyer këtë pjesë në një shesh, ndërsa ka thënë se komunikacioni do të zhvillohet në pjesën e poshtme të saj.

“Premtim elektoral i kryetarit Rama ka qenë që këtu në pjesë të bëhet shesh, pra qendra e qytetit të jetë me shumë sheshe ndërsa që komunikacioni të zhvillohet jashtë saj. Përveç kësaj shtrimi i disa rrugicave me kalldrëm nëpër pjesë të ndryshme të kryeqytetit si ajo tek kafet e rakisë, apo disa të tjerave në lagjen Arbëria që deri më tash ishin në lloq tregon për përkushtimin tonë për ruajtën e Prishtinës së vjetër”, ka shtuar tutje Xhaferi.

Drejtori Xhaferi ka treguar edhe rregullimin e rrugës në lagjen e tij në të cilën nuk është investuar që nga viti 1980 dhe sipas tij nuk ka asgjë të keqe që të investohet në secilin pjesë të kryeqytetit, e veçanërisht aty ku nuk është investuar për më shumë se katër dekada.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *