Akil Gjakova është xhudisti i radhës nga Kosova që fiton medalje në Kampionatin Evropian të xhudos që po zhvillohet në Montpellier të Francës.
Gjakova për medaljen e bronztë e mposhti gjeorgjianin Lasha Shavdatuashvilli, në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Pak momente më parë, edhe Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë. Ndërsa të premten, Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë, teksa Nora Gjakova të bronztën.
