Pas zhvillimeve në fund të muajit maj në veri të Kosovës, zëdhënësi i Shtabit, kolonel Andrea Gallieni, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka folur për aktivitetet e KFOR-it.
Ai ka theksuar se ishte e qartë se njerëzit në komunat veriore donin të protestonin në mënyrë paqësore, por ishte gjithashtu e qartë se pas tyre ishin disa grupe të organizuara për të sulmuar.
“Ishte e qartë se njerëzit në komunat veriore donin të protestonin në mënyrë paqësore, por ishte gjithashtu e qartë se pas tyre ishin disa grupe të organizuara për të sulmuar”, ka thënë Gallieni.
Tutje, ai ka shtuar se është detyrë parësore e Policisë së Kosovës sepse ajo është përgjegjëse për fuqizimin e sundimit të ligjit.
“Thjesht për të marrë të gjitha masat e nevojshme për zbulimin e këtyre grupeve dhe nëse ka kriminelë, thjesht të zbatohet ligji”, ka shtuar ai .
“Por ne e dimë me siguri se nëse dikush merr pjesë në një protestë, me urdhra dhe armë të improvizuara, nuk është nga popullata e zakonshme” ka vazhduar tutje zëdhënësi i KFOR-it.
Kujtojmë se më 29 maj, 30 pjesëtarë të KFOR-it janë lënduar nga përleshja me protestues të dhunshëm serbë që kishin dalë para tri objekteve komunale në veri të vendit në mënyrë që t’i pengojnë kryetarët e rinj për ta ushtruar detyrën e tyre.
