Zgjedhjet në veri| 313 votues deri në orën 11:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e dytë për sot.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, ka thënë se procesi zgjedhor në komunat veriore është duke shkuar në rregull dhe pa asnjë pengesë deri tani.

KQZ njoftoi se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e parakohshme lokale në komunat veriore, deri në orën 11:00, ka qenë si vijon:

Leposaviq: 28 votues, apo 0.21%

Zubin Potok: 65 votues, apo 1%

Zveçan: 29 votues, apo 0.41%

Mitrovicë e Veriut: 191 votues, apo 1.05%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *