Zgjedhjet në veri, KQZ mblidhet nesër, në rend të ditës miratimi i listës së qendrave të votimit

Pas shumë shtyerjeve të mbledhjeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është vendosur që nesër të mbahet mbledhja e cila në rend dite ka një varg pikash që kanë të bëjnë më organizimin e zgjedhjeve në veri.

Këtë e bëri te ditur, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një përgjigjje me shkrim për Drejt.info.

“Ju njoftoj se mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbahet të premten, më 14 prill, me fillim në orën 13:30. Në rend të ditës është planifikuar që nga anëtarët e KQZ-së të shqyrtohen dhe miratohen disa çështje në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve të 23 prillit”, ka deklaruar Elezi.

Pikat e rëndit të ditës që do të mbahen nesër janë këto:

*Këshilli për Operacione Zgjedhore Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për rritjen e numrit të votuesve për vendvotime për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq,

*Shqyrtimi dhe miratimit i Qendrave të Votimit në komunat Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposavic dhe Zveçan,

*Shqyrtimi dhe miratimi i numrit të fletëvotimeve që shtypen për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe numrit të fletëvotimeve dhe broshurave që shtypen për zgjedhjet e parakohshme për kuvende në Komunat e Zveçanit dhe Leposaviqit,

*Shqyrtimi dhe miratimi i propozimeve të KVV-të për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposavic dhe Zveçan,

*Shqyrtimi dhe miratimi i Analizës se bazës së shenimeve të departamentit të pensioneve, Ministria e Financave, Punes dhe Transfereve./Drejt.info/

https://drejt.info/2023/04/12/shtyhet-serish-mbledhja-e-kqz-se-elezi-jemi-ne-pergatitje-te-materialeve/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *