Njëri nga simpatizantët e Partisë Demokratike, gjatë orëve të mbrëmjës si ditës së djeshme, ka goditur Kandidatin e Partisë Socialisite në Kolonjë, Erion Isaj.
Isai thuhet se ka qenë duke lëvizur me veturën e tij kur e kanë ndalur në rrugë dhe është goditur.
Kryebashkiaku ka qenë në Qafëzezë duke u kthyer në banesën e vet, kur kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ethem Lumani së bashku me disa simpatizantë të opozitës kanë bllokuar rrugën dhe e kanë kërcënuar Isain.
Pas kësaj ngjarje mësohet se kryetari i bashkisë Kolonjë ka shkuar në komisariat për të bërë denoncimin përkatës, ndërsa është shoqëruar personi që e ka goditur.
