21 vjeçari abuzon me të miturën 13-të vjeçare

Një 13-të vjeçare dyshohet të jetë dhunuar seksualisht nga një person i moshës 21 vjeçar, në Ferizaj.

I dyshuari dhe 13-vjeçarja kanë shkuar në një motel në fshatin Muhoc, ku kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Të gjithë ngjarjen e ka vërejtur fillimisht daja i viktimës, i cili kishte marrë vesh se e mitura  ka krijuar kontakte me një person dhe i njëjti ka denoncuar rastin në Polici.

Palët janë shoqëruar në stacion policor ku kanë dhënë dëshmitë e tyre dhe gjatë intervistimit, 21-vjeçari ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *