21 persona kanë vdekur nga një zjarr që ka shpërthyer në një spital të Pekinit, i cili e detyroi evakuimin e dhjetëra pacientëve, sipas mediave kineze.
Ekipet e reagimit të urgjencës e kuptuan se zjarri ka ndodhur pak para orës 13:00 me orën lokale në Spitalin Changfeng të Pekinit, në distriktin Fengtai të kryeqytetit.
Zjarri u shua rreth gjysmë ore më vonë dhe përpjekjet e ekipeve të shpëtimit vazhduan rreth dy orë të tjera.
Stafi i spitalit i largoi 71 pacientë pasi shpërtheu zjarri. Nuk dihet nëse menjëherë të gjithë pacientët e spitalit ishin gjetur dhe evakuuar nga zjarri, shkruan AlJazeera.
