Portieri i Dritës, Faton Maloku operohet me sukses

Faton Maloku është operuar pas lëndimit që pësoi ditë më parë në sfidën ndaj Trepçës ’89.

Portieri gjilanas ka humbur sezonin dhe Drita ka njoftuar se ai është operuar me sukses në Shkup.

31-vjeçari do të jetë mungesë e madhe për Dritën pasi ka qenë pika më e fortë e skuadrës gjilanase.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:

FORCA FATON

Portieri ynë, Faton Maloku sot ka kryer operacionin me suksese në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Gardiani ynë pritet t’i kryej gjitha procedurat e më tejme deri në shërim të plotë.

FC DRITA i dëshiron shërim sa më të shpejtë dhe rikthim të fuqishëm në mesin tonë.

Suksese Faton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *