Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në 34 vjetorin e rënies së dëshmorit Ali Ajeti, kanë bërë homazhe para shtatores së tij dhe kanë vendosur lule në shenjë nderimi e respekti.
Shpejtimi tha se familjarët e tij duhet të ndjehen gjithmonë krenarë për birin e tyre, ne të tjerët obligohemi para heroizmit të Aliut që vendosi fatin e Kosovës para fatit personal, duke u sakrifikuar e duke luftuar deri në frymën e fundit për lirinë e Kosovës.
“Në 34 vjetorin e rënies së dëshmorit, Ali Ajeti bashkë me nënën e tij, familjarët e tjerë dhe me bashkëpunëtorë kemi vendosur lule e kemi bërë homazhe për të nderuar veprën heroike pranë shtatores së Aliut në sheshin që bart emrin e tij. Pas homazheve shkuam tek familja për të folur më shumë për jetën e Ali Ajetit, për veprën e tij heroike dhe idealet për të cilat u angazhua.
Familja le të ndjehen gjithmonë krenarë për birin e tyre, ne të tjerët obligohemi para heroizmit të Aliut që vendosi fatin e Kosovës para fatit personal, duke u sakrifikuar e duke luftuar deri në frymën e fundit për lirinë e Kosovës.
I bekuar qoftë kujtimi për Ali Ajetin!
Lavdi jetës dhe veprës së gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shkruar ai.
