Kurti: Në Kosovë, pushteti mund të merret vetëm përmes zgjedhjeve jo me dhunë dhe krim

Kryeministri Albin Kurti, vetëm pak orë pas intervistës të ambasadorit amerikan Jeff Hovenier, ka dalë me një video-mesazh për qytetarët, që duket si kundërpërgjigje pas sanksioneve të SHBA-ve ndaj Kosovës, që përcollën zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Ai ka thënë se në Kosovë, pushteti mund të merret vetëm përmes zgjedhjeve dhe jo me dhunë ose krim, derisa shton se Demokracia nuk mund të suspendohet, e as të mbahet peng.

“Në Kosovë, pushteti mund të merret vetëm përmes zgjedhjeve jo me dhunë dhe krim…“Demokracia nuk mund të suspendohet, e as të mbahet peng. Ushtrimi i saj është garant i paqes dhe sigurisë, assesi kërcënim apo rrezikim”, ka thënë Kurti drejtuar qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *