30 vjeçari gjendet pa shenja jete në hollin e Grand-it, Policia nis hetimet

Një person i moshës 30 vjeçare, është gjetur pa shenja jete në Prishtinë, më saktësisht në hollin e hotelit “Grand”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënsaj e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ndërkaq tha se policia së bashku me ekipin mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e personit mashkull 30 vjeç.

“Sot rreth orës 06:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në hollin e një Hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjeksor është konstatuar vdekja e personit mashkull 30 vjeç”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimet lidhur me zbardhjen e rastit, e cila sipas tyre mund të jetë vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore si dhe ato të ekzaminimit.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *