Edhe pak orë para mbylljes së procesit zgjedhor në Shqipëri

Kanë mbetur vetëm edhe pak orë para se të përfundojë mbyllja e procesit zgjedhor në Shqipëri.

Në këto zgjedhje, fluks të qytetarëve që dolën për të votuar nuk pati në orët e hershme të mëngjesit, mirëpo ky rezultat doli të shënojë rritje gjatë pasditës.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, thuhet se deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 440370 nga 1898349 zgjedhës në listat e qendrave të votimit.

Ndërkaq, vetëm 24.02% e qytetarëve, kanë votuar deri në orën 13:00

Të dhënat e përditësuara nga KQZ vijnë nga 2,639 qendra votimi, nga 5,211 qendra votimi në total.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *