30 vjeçarja në hall nga ish i dashuri pejan, kërkon ndihmë prej Policisë

Një 30-vjeçare ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi është në hall me dhunën e kanosjet nga i ish i dashuri i saj. Viktima e ka denoncuar të dyshuarin për të dytën herë brenda pak muajve, pasi i njëjti ka vazhduar me avazin e njëjtë, duke e shqetësuar.

Personi i dyshuar M.S, e ka kërcënuar ish të dashurën përmes telefonit dhe për pasojë e ka frikësuar, për çka ajo u detyrua sërish ta raportojë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka dhënë deklaratë për veprën për të cilën dyshohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘’Kanosje” dhe “Ngacmim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *