Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës serbe në Qyshk, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar këtë masakër si dhe masakrat e Pavlan-it, Zahaq e Llabjan.
Ai tha se këto masakra janë tregues i çmimit të lartë për lirinë dhe shtetin që e gëzojmë sot gjersa shton se drejtësia për këto krime duhet të vendoset sa më parë.
“Martirët janë dhembje e krenari dhe kujtimi e nderimi për ta forcon themelet e shtetit tonë!
Masakrat ndaj civilëve të pafajshëm në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan janë tregues i çmimit të lartë për lirinë dhe shtetin që e gëzojmë sot. Drejtësia për këto krime duhet të vendoset sa më parë, nderimi për të rënët mbetet obligim i yni e vepra e tyre, udhërrëfyes në punën tonë të përditshme”, ka shkruar Haradinaj.
