4.400 njerëz, përfshirë dhe 700 fëmijë, humbin jetën gjatë ditës si pasojë e sëmundjes me tuberkulozin.
Aktualisht, sipas drejtoreshës ekzekutive e Partenritetit për ndalimin e Tuberkulozit, Lucica Dutiu, tuberkulozi, është vrasësi më i madh nga sëmundjet infektive në botë.
Zyrtarët e lartë të OKB-së dhe udhëheqësit e industrisë shëndetësore po përpiqen ta ndalojnë një rritje alarmante të rasteve me tuberkuloz, që tani po vret më shumë njerëz në mbarë botën sesa COVID-19 apo SIDA. Mirëpo, problematike mbetet çështja e numrit të madh të rasteve në zonat e konfliktit, në Ukrainë dhe Sudan, ku është e vështirë të gjurmohen njerëzit e infektuar dhe të diagnostikohen të sëmurët e rinj.
E sa i përket vendit me numrin më të lartë të vdekjeve me këtë sëmundje, e ka Ukraina, me gjithësej 34 mijë raste, ndërkaq në Sudan, 18.000 njerëz morën trajtim për tuberkuloz në vitin 2021.
