I furnizonte me doza të larta të qetësuesëve pacientët, arrestohet kardiologu gjerman

Një kardiolog gjerman është arrestuar ka autoritetet gjermane, për shkak se dyshohet që ka qenë shkaktar për vrasjen e pacientëve të tij, duke i furnizuar me doza të larta të hapave për qetësim, gjë të cilën e praktikonte me vetëdije të plotë.

Mosha e të dyshuarit është rreth të 50-tave.

Prokuroria gjermane, kishte nisur hetimet, kjo pas një raporti të dorëzuar nga vetë spitali ku ai puntonte. Statusi i “dyshimit urgjent”, niveli më i lartë i dyshimit në ligjin e procedurës penale të vendit, nevojitej për të lëshuar një urdhër arresti. Ky dyshim urgjent, erdhi pas një vlerësimi të një eksperti se në katër vdekjet e hetuara, dozat e larta të qetësuesëve, nuk ishin të justifukueshme nga ana mjekësore.

Ndërkaq, i njejti ka punuar në spitalin Charite, në kryeqytetin gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *