420 gjoba të shqiptuara ndaj shkelësve të Ligjit për Kontrollin e Duhanit

Nuk do të ketë asnjë tolerim për ata që shkelin Ligjin për Kontrollin e Duhanit, ka thënë Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Sipas tij, ky ligj parasheh ruajtjen e shëndetit në hapësirat publike. Tutje ai shtoi se janë zhvilluar rreth 3200 inspektime dhe kanë shqiptuar 460 gjoba, nga Inspektoret e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, për ata të cilët nuk e kanë zbatuar ligjin.

Kujtojmë se: Gjatë këtyre ditëve, AUV është duke inspektuar tregjet ku po ushtrohet veprimtaria ilegale me tregtimin e shtazëve e shpezëve. Veprim ky konform ligjeve dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *