Në 25 vjetorin e Betejës së Llapushnikut, Haradinaj: Ishte kahje e luftës tonë për liri

Beteja e Llapushnikut i dha kahje luftës tonë për liri, ajo ishte njëra ndër betejat më të lavdishme të luftës tonë çlirimtare, shkruan Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka përkujtuar dhe nderuar, për nder të 25-së vjetorit të Betejës së Llapushnikut.
“25 vjet më parë, në Llapushnik po zhvillohej një betejë e cila i dha kahje të re luftës sonë për liri. Beteja e Llapushnikut, ishte ndër betejat më të lavdishme të luftës sonë çlirimtare”, shkruan Haradinaj.
Tutje ai shton se  trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ndalën armikut një prej arterieve kryesore të furnizimit dhe logjistikës, duke shënuar një kthesë me rëndësi në zhvillimin e luftës frontale.
“Trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ndalën armikut një prej arterieve kryesore të furnizimit dhe logjistikës, duke shënuar një kthesë me rëndësi në zhvillimin e luftës frontale.Me përulje e respekt kujtojmë e nderojmë, 47 dëshmorë dhe 54 martirë që ranë në altarin e lirisë së Kosovës, lavdia e të cilëve do të mbijetojë me shekuj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *