Humnera në Valbonë u merr jetën dy turisteve të huaja

Humnera në Valbonë, u merr jetën dy turistëve të huaja, të cilat ishin duke eksploruar zonën në Qafë-Valbonë.

Baets Myrthe, 25 vjeçe nga Belgjika dhe Joanna Blocaille po lëviznin në aksin Valbonë-Theth pa asnjë shoqërues që njeh zonën dhe si pasojë e terrenit të ashpër dhe kushteve jo të favorshme atmosferike, me mjegull e borë, kanë rrëshqitur dhe kanë përfunduar në greminë.

Për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë shkuan në vendngjarje shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes.

Ndërkaq, grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së dy turisteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *