6 persona humbin jetën nga zjarri në Zelandën e Re

6 persona raportohet se kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu brenda një hoteli në kryeqytetin e Zelandës së Re, Wellington.

Sipas informacioneve, thuhet se zjarrfikësit nxituan në bujtinë pak pas mesnate dhe ishin në gjendje të evakuonin 52 persona, tha për mediat lokale menaxheri i Zjarrfikësve dhe Emergjencave të Wellington, Nick Pyatt.

Ndërkaq, 5 të tjerë u dërguan në spital, por dhjetëra të tjerë mbeten të pagjetur, tha ai gjithashtu.

Sipas autoriteteve, rreth 100 persona besohet të jenë brenda ndërtesës, mirë shkaku i zjarrit mbetet i panjohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *