81 vjeçarja në “hall” nga i biri, arrestohet nga policia pasi ushtroi dhunë ndaj nënës

Rastet e dhunës në familje në Kosovë, dita-ditës po shtohen. Raste këto kur fëmija dhunon prindërit ose e kundërta.

Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Isniq të Deçanit, ku një person dyshohet se në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij të moshuar.

81-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku para hetuesve policorë ka rrëfyer telashet që po ia shkakton i biri.

Si rezultat i denoncimit, 47-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 45-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *