Konflikt në Sudan, humbin jetën 524 civilë

524 civilë janë vrarë në përleshjet mes ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake në Sudan.

Në një deklaratë nga Unioni i Mjekëve Sudanezë thuhet se që nga 15 prilli 524 civilë janë vrarë ndërsa 2.872 janë plagosur në përleshjet midis ushtrisë dhe milicive TSF në kryeqytetin Khartoum dhe qytete të tjera, shkruan Anadolu, ndërkaq  përleshjet vazhdojnë ende në të gjithë vendin dhe se numri i të vdekurve dhe të plagosurve mund të jetë shumë më i madh nëse merren parasysh ata që nuk kanë mundur të arrijnë në spitale për shkak të situatës së sigurisë.

Mëngjesin e 15 prillit në Khartoum dhe qytete të tjera, shpërthyen përleshje të armatosura midis ushtrisë sudaneze dhe RSF-së.

Mosmarrëveshja mes ushtrisë dhe RSF-së për reformën e sigurisë ushtarake, e cila parasheh “pjesëmarrjen e plotë të RSF-së në ushtri”, ishte kthyer në një konflikt të nxehtë muajt e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *