Osmani: Sot festojmë kontributin e komunitetit turk në shoqërinë tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Turqve të Kosovës.

Ajo është shprehur se sot festojmë kontributin e komunitetit turk në shoqërinë tonë, përcjell Klankosova.tv.

“Sot festojmë kontributin e komunitetit turk në shoqërinë tonë. Derisa vazhdojmë të përqafojmë diversitetin në të gjitha format e tij, le të kujtojmë se është veçantia e çdo komuniteti që e bën Kosovën vend vërtet të veçantë. Gëzuar Ditën e Turqve të Kosovës”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *