Aksident në Hajvali, rrokulliset vetura

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e cila lidh Hajvalinë dhe Pallatin e Drejtësisë.

Vetura ka mbetur e rrokullisur në skaj të rrugës ku përveç dëmeve materiale ende nuk ka informacion për personin apo personat që ndodheshin në të.

Ndërkaq, Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po mirret me rastin.