Krasniqi: Qëllimi i Javës Olimpike është përfshirja e të rinjëve në aktivitete sportive

Është hapur “Java Olimpike 2023”.Kjo javë do të zgjasë deri më 16 qershor.

Kryetari i KOK-ut Ismet Krasniqi, se qëllimi i kësaj jave është përfshirja e sa më shumë fëmijëve e të rinjve që të merren me sa më shumë aktivitet sportive.

“Komuniteti Olimpik së bashku me federata do të organizojnë aktivitete të shumta, ku qëllimi kryesorë është përfshirja sa më shumë fëmijëve dhe të rriturve që të merren me sa më shumë aktivitet. Edhe motoja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar është që sa më shumë të merremi me sport, sa më shumë të jemi aktiv me sport”, tha Krasniqi.