Ish-deputeti i LDK-së: Berlusconi ma shpëtoi jetën

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fetah Rudi, ka thënë se ish-presidenti italian, Silvio Berlusconi, i cili vdiq sot, ia ka shpëtuar jetën.

Ai tregoi një ngjarje me të në vitin 2000, kur Rudit iu bë një atentat.

Ai u shërua në Itali, ku qeveria e Berlusconit i kishte mbuluar të gjitha shpenzimet e trajtimit të tij.

“Ishte viti 2000, ku pas atenatit me derguan per sherim ne Itali, ku qendrova per 1 vit te plote. Ne Itali me derguan me plage te renda e ne koma, dhe pothuajse pa shenja jete. Por zoti dhe Italia ma riktheu ne jete. E meritat pse une sot jam gjalle i takojne edhe Silvio Berlusconit, qeveria e te cilit i kishte mbuluar te gjitha shpenzimet e trajtimin tim! Sot, ndjej pikellim per vdekjen e Berlusconit, nje mik i madh i shtetit te Kosoves! Zoti e bekoftë!”, ka shkruar Rudi.