Nesër pritet të vazhdojë gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimit, kjo pas një pauze dy javore.
Me 17-të prill, Trupi Gjykues ka urdhëruar që Thaçi e të tjerët, të vazhdojnë në paraburgim, ndërsa gjykimi do të vazhdojë me paraqitjen e provave nga Zyra e Prokurorit të Specialiuar.
Deri tani, janë dëgjuar dy dëshmitarë të mbrojtur, ndërsa dëshmitari i tretë i prokurorisë, është paraqitur të enjten. Dëgjimi i dëshmitarëve në procesin gjyqësor ndaj ish krerëve, po zhvillohet i mbyllur për publikun.
Kujtojmë se: Deri tani, Thaçi, Veseli dhe Selimi, janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues, për akuzat e ngritura ndaj tyre. Ndërkaq, ky gjykim, ka filluar me datë 3 prill.
