Sulmi terrorist ndaj Policë së Kosovës, një javë nga vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku

Një javë pas sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, dy vendkalimet kufitare me Serbinë vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak u mbyllen pasi grupe të armatosura serbe hynë në Kosovë duke sulmuar Policinë me armë zjarri, transmeton Telegrafi.

Rreshteri Afrim Bunjaku u vra gjatë detyrës zyrtare rreth orës 03:00 të 24 shtatorit.

Pas vrasjes së policit, rreth 30 persona të armatosur rëndë dhe të maskuar u fshehën në Manastirin e fshatit Banjska të Zveçanit, për të vazhduar sërish me sulmet ndaj Policisë së Kosovës.