Gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Integrime, Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka komentuar fenomenin e ikjes së të rinjëve nga Kosova.
Ai thotë se gjithmonë ka pasur tendenca për migrim në Ballkanin Perendimor, gjersa shton se kjo dukuri është diçka normale, ndërkaq sa i përket statisitkave të numrit të migrimit nga qytetarët e Kosovës, Bislimi tha se për informata duhet të merren parasysh Agjencia e Statistikave të Kosovës, Banka Qëndrore e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës. Ai tha se s’mund të merren parasysh “personat si Jusuf Azemi”, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat.
Tutje ai shton se në Kosovë, në Ballkanin Perëndimor ose në Europën Lindore ka pasur në vazhdimësi tendenca për migrim. Diku gjysmë milioni mjekë që operojnë në Bashkimin Europian nuk janë të lidhur me Bashkimin Europian. Do të thotë, migrimi është diçka normale, është pjesë e tendencave të individit dhe familjeve për të përmirësuar standardet e jetesës”, ka thënë ai.
Bislimi tha se “mund të bëhet më shumë” që ata të qëndrojnë në Kosovë, duke thënë se “kushtet e punës duhet të jenë më të mira”.
“A jemi duke bërë mjaftueshëm që ata të mbeten në Kosovë? Unë mendoj që mund të bëjmë më shumë. Por, po them, për aq kohë sa gjithandej nëpër Prishtinë, Fushë Kosovë, Gjilan ka shpallje që kërkojmë punëtorë, kjo nënkupton që ndoshta kushtet e punës duhet të jenë më të mira për t’i tërhequr këta që të mbesin në Kosovë”, tha zëvendëskryeministri.
