Ka filluar aksioni për ndalimin e therjeve të kafshëve dhe shpezëve në hapësira publike, specifikisht në hapësirat e ish-tregut të makinave në Kodrën e Trimave, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) .
Pas këtij aksioni, shitësit janë ankuar se Komuna e Prishtinës, nuk ka caktuar ose ndërtuar ndonjë lokacion ku do të mund të bëhej therja e kafshëve dhe shpezëve sipas rregullave dhe në mënyrë legale.
Pas inspektimit, tre kamionë u larguan nga vendi ku po shisnin pula.
“Ne po e presim janarin, si të lëshohen vizat nuk kemi çka të qëndrojmë në Kosovë. Ne mundohemi të mbijetojmë, shteti nuk na siguron kushte”, kjo ishte njëra nga deklaratat e njërit prej shitësve të atij tregu.
E ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka potemcuar se ky aksion është duke u zhvilluar me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik.
“Ky aksion sot në hapësirat e ish-tregut të makinave në Kodrën e Trimave, sikurse ai i para dy ditëve në Zonën Industriale Prishtinë – Fushë Kosovë, kanë për qëllim mbi të gjitha mbrojtjen e shëndetit publik”, ka thënë Peci.
