Qeveria propozon shkarkimin e anëtares së OShP-së, Kimete Gashi

Para një ore është mbajtur mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e cila ka marrë vendim që t’i propozojë Kuvendit të Kosovës, shkarkimin e anëtares së Organit Shqyrtues të Prokurimit, Kimete Gashi.

Kryeministri Albin Kurti në lidhje me këtë, ka thënë se Kimete Gashi ka udhëhequr në marrjen e një vendimi për furnizim me insulina, i cili sipas tij, është i dëmshëm për qytetarët e Kosovës.

“Shëndeti publik po rrezikohet me vendimin për furnizimin me insulina. Bazuar në vendimin në fjalë, lejohet furnizimi me insulina pa autorizim marketingu. Detyrohemi të marrim masa. Sot i propozojmë Kuvendit shkarkimin e anëtares së Organit Shqyrtues të Prokurimit, zonjës Kimete Gashi e cila ka udhëhequr vendimin e dëmshëm për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai gjatë mbledhjes së sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *