Publikohen emrat e kandidatëve për drejtorë në ShSKUK, në garë edhe ish drejtorët

Janë publikuar emrat e kandidatëve që janë përzgjedhur në listën e ngushtë për drejtor të Përgjithshëm të ShSKUK-së.

Ky njoftim është bërë i ditur nga Sektori i Burimeve Njerëzore në SHSKUK.

Në mesin e tyre janë edhe ish-drejtorët e mëparshëm, Basri Sejdiu e Basri Lenjani.

Në listën e ngushtë për drejtor të ShSKUK-së, janë dhe drejtori i tanishëm i Klinikës së Gjinekologjisë Zef Ndrejaj, ndërkaq në garë për drejtor të SHSKUK-së janë dhe Sanije Gashi, Elvir Azizi dhe Haqif Arifi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *